Mirësevini në
Restaurant
Historia Jonë
Rreth Nesh
"Urdhëroni brenda!… Mirë se erdhët në restoranin familjar – "Te Besimi-Beska… Ju baftë mirë"…
Ky është sllogani kryesor, (që nga orët e para të mëngjesit, e deri natën vonë), gjithnjë të buzëqeshur, i kamarierëve dhe i pronarëve të restoranit familjar, "Te Besimi-Beska", i cili gjendet mu në zemrën e Prizrenit, në Shatërvanin e bukur!… Aty ku gumëzhijnë kalldërmat e Prizrenit, nga qytetarët e shumtë dhe mysafirët e rastit ose qëllimor, nga i gjithë Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, bashkë me Krojet që ditën dhe natën dhe në çdo stinë, shuajnë etjen dhe kurreshtjen për ujë Prizreni!… Aty ku ura e gurrit i lidhë dy brigjet e qytetit të lashtë, që i ndanë Lumbardhi, me gurgullimën dhe freskinë e ujit që nis rrugëtimin që nga bjeshkët e Sharrit, është zemra i qytetit antik!…
I lindur në Gjakovë në vitin 1912, qysh në moshën 5 vjeçe ngeli jetim, pa babain Myrteza Shkreli dhe bashkë me vëllezërit Iliazin dhe Hazërin, u desh të mbijetojnë me punën dhe djersën e tyre. Kështu qysh si fëmijë xha Islami punoi si bari tek Godenët e Rogovës së Hasit, kurse me shpërnguljen e familjes nga Gjakova në Prizren, në fillim të viteve të 30-ta, hyn çirak te familja Smani që kishjte qebaptoren në lagjen e Terzimahallës, ku edhe i merr hapat e para të përgatitjes së ushqimit në skarë.

Ushqim

Shërbime

Atmosferë
Sipas Tripadvisor, Beska Restaurant është vlerësuar me notën 4 nga 5.
Galeria